Pas arrestimit të Erion Veliajt nga SPAK, të shumtë kanë qënë figurat publike që kanë dalë në mbrojtje të tij, mes tyre dhe prezantuesi Ardit Gjebrea.
Ai në një story në Instagram ka postuar një foto dhe një mesazh që mbyllet me një hashtag #jamerion per krybashkiakun e arrestuar.
Teksti i plotë i postimit: “Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar, për të mirën e përditshmërisë tonë?!
Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne!Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!# kambesimtekti #jamerion”