Mbrëmjen e djeshme, Gjestit iu mundësuan disa momente nga intervista në “Fan Club” e ish-partneres së tij, Xheneta Fetahut.
Pasi ka përfunduar prime, Egli zgjodhi ti kërkojë llogari Gjestit, lidhur me reagimet e Xhenetës, gjithashtu edhe pë deklaratën ku Gjesti shprehej se për Eglin ka vetëm pëlqim fizik.
Duke kërkuar një sqarim me Gjestin, ky i fundit i drejtohet Eglit: “Më ler rehat”, e më pas shfaqet mjaft i revoltuar.
Mirëpo situata u tensionua kur Gjesti zgjodhi mos ta dëgjonte më Eglin dhe të m largohej prej diskutimit “me shpejtësinë e dritës”.
Duket se pamjet e Xheneta Fetahut po ndikojnë jo pak në lojën e Gjestit deri mé tani.