Stilistja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova, njëkohësisht e njohur dhe si motra e artistit Gjesti, së fundmi ka përjetuar një ngjarje të papritur.
Nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e saj në Instagram, ajo na zbuloi momentin ku shihet një hajdut që futet në dyqanin e saj.
Përveç pamjeve, stilistja nuk ka zbuluar më shumë detaje nga ngjarja, por me humor ajo shkruan, “mirë që nuk i kanë marrë rrobat e Prime-t”, referuar ato që i dërgon Gjestit në Big Brother.
“Loçka. Shyqyr që nuk mi ka marrë rrobat e Prime-t”– shkruan Blerina krah videos së publikuar.