Gjesti ka reaguar ashpër pas transmetimit të videos së Xheneta Fetahut, duke e konsideruar situatën një tradhti nga produksioni i Kosovës.
Gjatë një bisede me banorët, ai ka shprehur zhgënjimin e tij, duke theksuar se ndjen se i është punuar pas shpine.
Gjesti është shprehur se nuk i intereson fama apo paratë, por thekson se e rëndësishme është të jesh njeri.
Ai ka paralajmëruar se sapo të dalë nga shtëpia, do të tregojë gjithçka që ka parë dhe dëgjuar, pasi ende ndjen mllef për mënyrën se si është trajtuar.
“Do të flas shumë kur të dal, për të gjithë ata që më kanë tradhtuar,” ka deklaruar ai.
“Nuk dëshironi të keni mëshirë asnjëri për mua, dëshironi të më shkelni a, okej e vazhdojmë. Pikën e problemit nuk e kam. Jo more, kam parë gjëra më zi më të rënda se kaq. Si këtu si atje, njëjtë për juve lajmërimi.
Atë punë nuk e kam lënë me kaq, pasi hyri edhe këtu. Nuk ndodh kjo gjë. Pse ma bëtë shumë me hile, të gjithë bashkë më keni futur pas shpinës. Hajt se mbreti ju tregon juve. Prapë mua nuk më intereson, nuk ma ndjen. Prapë unë jam ky Besarti.
Nuk dëshiron t’i shikosh ndjenjat pare famë, t’i shkelësh ndjenjat e të tjerëve. Të tregoj si është paraja e fama. Së pari duhet të jesh njeri. Famën sot e ke nesër se ke.
Njerëzit mendojnë që, ju ka shkuar si kanë dashur. Do të flas shumë, çfarë kam parë e dëgjuar. Vetëm sa të dal, akoma kam mllef. Për të gjithë ata që më kanë bërë pas shpinës. Nuk kam dështuar, kurrë në jetë. Kur të dalësh jashtë, e sheh”.