Mbrëmjen e djeshme, Loredanës iu transmetuan disa pamje dhe deklarata të Jozit pas përjashtimit të tij nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Pas shfaqjes së këtyre momenteve, Loredana u pyet se si e kishte përjetuar largimin e Jozit dhe si po e kalonte qëndrimin në shtëpi pa të.
“Po ja bëjmë si po ja bëjmë,” u përgjigj Loredana.
Por ishte pikërisht në këtë moment që Ledion Liço, moderatori i spektaklit, ndërhyri me një koment që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
“Po mua ti më dukesh si karilindur,” i tha ai Loredanës, moment që u kthye menjëherë viral në rrjet.
“Për ju që s’po e kuptoni, ndaheni në tre pjesë” tha një komentues, duke marrë qindra pëlqime.