Egli Tako ka qenë e përfshirë në mjaft debate ditën e sotme me banorët e tjerë të shtëpisë, veçanërisht me Gertën dhe Valbonën.
Një nga momentet më të spikatura ishte kur Egli u ndal nga produksioni gjatë një bisede me Valbonën. Megjithëse ajo u këshillua të qëndronte e qetë, Egli nuk mundi të kontrollohej dhe shpërtheu.
Në një moment tensioni, Egli zbuloi një detaj të papritur: secili nga banorët e shtëpisë ka firmosur një kontratë që i ndalon ata të përmendin emrin e Xheneta Fetahut, ish-të dashurës së Gjestit.
Ky kusht, sipas Eglit, është i lidhur me një gjobë prej 20 mijë euro për çdo shkelje.
“Kujdes ti thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më, 20 mijë euro e ka gjobën,” tha Egli me zë të lartë, duke treguar pakënaqësinë e saj ndaj situatës.