Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka hyrë në shtëpinë e saj të re, një lajm i mirë për artisten që ka emocionuar fansat.
Lajmin e ndau Elton Ilirjani përmes një videoje në Instagram, ku shfaqet Parashqevia së bashku me mbesën e saj, Ina Simaku, e cila ka ardhur nga Franca.
Në bisedën e tyre, këngëtarja u shpreh e lumtur për këtë ndryshim, duke theksuar se gëzimi më i madh për të ishte ardhja e Inës. Ajo përshkroi shtëpinë si një vend luksoz, duke e krahasuar me një hotel me 10 yje.
Elton Ilirjani theksoi se një vit i qirasë së shtëpisë është paguar dhe falënderoi Kadri Morinën dhe djalin e tij, Klark Morina, për mbështetjen e tyre. Ai shprehu pakënaqësinë për disa biznesmenë shqiptarë që kishin premtuar ndihmë, por nuk e realizuan.
Ky moment shënon një fillim të ri për Parashqevi Simakun, e cila duket e lumtur dhe e rikthyer në jetë.