Zhaklina Lekatari gjatë një diskutimi me Ronaldo Sharkën në TAR, foli për dinamikat e fundit mes banorëve të “Big Brother VIP Albania”.
E pyetur nga Ronaldo se përse e mbështet Gjestin, Zhaklina tha: “Sepse hoqi bullizuesit nga shtëpia”.
Gjithashtu Zhaklina u shpreh e bindur se Gjestin e sheh edhe fitues të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.
Gjesti është kthyer në një personazh mjaft të dashur për publikun. Ai konsiderohet si një prej banorëve më të fortë në lojë për këtë sezon, ku deri më tani ka nxjerrë tre banorë me zarf të zi, por një prej tyre, Gerta, u rikthye sërish në lojë.