Joz Marku është sonte i pranishëm në studion e Big Brother VIP Albania, pas përjashtimit me zarf të zi disa ditë më parë.
“Kopil shkine” dhe “nuk ke gjak shqiptari” ishin fjalët që Jozi ia drejtoi Gjestit, ç’ka nxiti edhe reagimin e produksionit.
Sot, Jozi ka folur sërish për këtë situatë, ku fillimisht i kërkon falje publike Gjestit, ndërsa më pas shton se fjalët e tij janë keqkuptuar.
Jozi tregon se prej kësaj situate, momentalisht nuk është aspak mirë psikologjikisht.
“Nuk ndjehem aspak mirë. Më dhemb shumë“- tha Jozi, ndërsa argumetonte kuptimin e fjalëve të thëna.