Gjatë një diskutimi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, këngëtarja Loredana ka bërë një krahasim mes Gjestit dhe fituesit të sezonit të dytë, Luiz Ejllit.
Ajo iu drejtua Gjestit me pyetjen: “Do që të jesh si Luizi?”
Gjesti e priti këtë krahasim me humor, duke e marrë si një kompliment:
“A me atë po më krahason a, me mbretin? O faleminderit shumë, unë mendova se jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam.”
Por Loredana nuk u ndal me kaq dhe e mbylli bisedën me një koment më të ashpër: “Je një kopje e keqe”, duke nënkuptuar se Gjesti nuk mund të arrinte kurrë të ishte si Luizi.