Mbrëmjen e sotme, në studion e Big Brother VIP Albania i pranishëm është G-Bani, i cili u përjashtua tre ditë më parë nga gara.
Përjashtimi i Banit ndodhi për shkak se ai goditi Gjestin në fytyrë, pas një provokimi nga ky i fundit, duke i prekur hundën me gisht.
Pikërisht për këtë moment, Bani foli sot, duke treguar se para se të firmoste kontratën për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Albania, bëhej e qartë se provikimi me prekje është kategorikisht i ndaluar.
Me këto fjalë, Bani la të kuptohet se ashtu si ai, edhe Gjesti duhet të përjashtohej.