Xum Allushi ka reaguar sërish ndaj një veprimi të Gjestit, një prej banorëve të Big Brother VIP Albania.
Në një video që Xumi ka publikuar në Instagram, shihet Gjesti duke bërë veprime të pahijshme ndaj një tjetër banore, Valbona Mhillit.
Për këtë pamje, që është bërë mjaft virale në rrjet, Xumi shprehet: “Jam kurioz të di, si do e justifikoni këtë lloj veprimi, çfarë domethënë kjo? Vetëm kaq dua të di, si do e justifikoni këtë? Vjet, një banor për veprime të ngjashme ka marrë zarf të zi. Kaq dua të di, çfarë nënkupton ky lloj veprimi?”
Edhe familja e Valbonës ka reaguar për këto pamje. (Lexo këtu)