G-Bani u përjashtua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania pasi goditi me shpullë Gjestin.
Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara. Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u takua me asnjë prej banorëve, por u largua nga dhoma e rrëfimit.
Më pas ai dha një intervistë të shkurtër për “Fan Club” pak minuta pas përjashtimit, duke treguar mes të tjerash se ai është dhunuar i pari nga Gjesti, i cili e preku me gisht në fytyrë.
Mirëpo përmes një postimi të fundit, aktori Jul Deda ka ngritur dyshime se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar (ende) nga gara e Big Brother Vip.
“Gbani ska dal në asnjë postim mendon se është izolu dhe do kthehet prap?” e pyet një ndjekës Julin, ndërsa aktori i qëndron të njëjtit mendim. “As unë nuk e kam pa. Ça nuk ndodh“.
Dyshimet për një rikthim të mundshëm të Banit i forcon edhe mbyllja e llogarisë zyrtare që posedon në Instagram, dhe mungesa e daljeve publike.
Kujtojmë se sezonin e kaluar, një situatë e ngjashme ndodhi me Egla Cenon. Edhe pse ajo u përjashtua nga spektakli, më pas u zbulua se në fakt ajo ka qenë e izoluar në një tjetër dhomë — duke u rikthyer më pas sërish në garë.