Ditët e fundit në Big Brother VIP Albania kanë qenë mjaft aktive, ku disa situata të bujshme kanë ndodhur mes banorëve, duke përmendur këtu përjashtimin e G-Banit nga gara, dhe një veprim të pahijshëm të Gjestit ndaj Valbona Mhillit.
Për këto situata, një reagim ka ardhur nga moderatori Ledion Liço.
Ai ka rishpërndarë një postim në InstaStory ku thuhet: “Ledioni që sa iku me pushime me grun”, shoqëruar me një foto të modifikuar, duke nënkuptuar se kanë ndodhur shumë ngjarje në Big Brother.
Më tej postimi sugjeron se spektakli “duhet të jetë 3 herë në javë me kaq shumë ngjarje”.