Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, po vazhdon të jetë aktive dhe një personazh i komentuar.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një emision në RTSh, ku ka folur për reality shoun dhe personazhet e këtij viti
Ndonëse Gjesti po pëlqehet nga të gjithë, duket se Egla nuk ka empati për të. Teksa pyetet për Gjestin, ajo thotë: “Një djalosh kosovar që është në Big Brother të Shqipërisë”.
Tutje aktorja shqiptare shtoi: “Jo, nuk e shoh fitues”.
Gjesti nga ana tjetër është shndërruar në një sensacion dhe një nga të preferuarit e publikut.
Ai deri më tani ka zhvilluar një lojë të pastër, ka dhuruar shou e ka bërë debate pa ofendime.