G-Bani ka bërë reagimin e tij të parë pasi u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” për dhuné fizike ndaj një tjetër banori, Gjestit.
Ai është shprehur se nuk ka emocione, ndërsa shton se është dhunuar i pari nga Gjesti, i cili e provokoi duke e prekur me gisht në fytyrë.
”Nuk kam ndonjë emocion për momentin. Nuk po kuptoj çfarë është bërë, nuk kam ndonjë emocion të veçantë. Gjesti më kishte thënë që do më preki, i thashë më prek. U dhunova dhe kur ai më preku me gisht. Trupi im më përket mua nuk i përket Gjestit.”- ka thënë ai.