Pamjet virale/ I riu sheh LIVE tradhtinë e të dashurës dhe niset me vrap drejt saj (Video)

Fraza “Montoya por favor” (Montoya të lutem) është bërë fraza më virale në mediat sociale ditën e fundit. Po e përdorin atë edhe klube të futbollit dhe janë të shumtë ata që pyesin se ku e ka burimin.

Gjithçka nisi pas publikimit të një videoje nga episodi i reality show “Ishulli i tundimeve” që ka thyer rekorde shikueshmërie në Spanjë.

Bëhet fjalë për çifte që hyjnë aty për të testuar marrëdhënien e tyre.

Protagonist është José Carlos Montoya që ka parë drejtpërdrejt në TV të dashurën e tij Anita Williams duke kryer marrëdhënie seksuale me shokun e tyre të skuadrës, i cili kishte hyrë së fundmi në këtë lojë.

Situata doli jashtë kontrollit kur Montoya pa videon e tradhtisë dhe fillimisht filloi të qante. Më pas nisi të vraponte në plazh në drejtim të shtëpisë ku ndodhej partnerja e tij.

Drejtuesja e programit dhe njerëzit e produksionit pranë tij filluan të bërtisnin “Por favor Montoya, por favor!” (Të lutem Montoya, të lutem!) duke e ndjekur nga pas.

Video ka marrë miliona shikime dhe mijëra pëlqime. “Montoya por favor” është nga klube të mëdha futbolli, si PSG, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund në videot e vrapimit të futbollistëve të tyre.