Ndodh në BB: Gjesti dhe G-Bani në nominim kokë më kokë, Loredana thyen kutinë

Gjesti sfidoi Danjën, Gertën dhe Valbonën për të hyrë në tualet.

Nuk ndodhi diçka e tillë mes tyre, mirëpo “guximin” e mori G Bani duke vrapuar bashke me Gjestin drejt tualetit, duke thyer keshtu një nga rregullat kryesor të programit.

Megjithatë guximi i Banit nuk zgjati shumë dhe u pendua për këtë veprim, duke kërkuar më pas nga Loredana të thyejë një nga kutitë e emergjencës, me shpresën se pas zarfit do të fshihej një nominim për gjithë shtëpinë.

Me thyerjen e kutisë dhe leximit të zarfit, në këmbim të 20 mijë eurove nga çmimi i madh, në rast se shpallet fituese, Loredana ka mundësinë e marrjes së një informacioni nga jashtë.

Pasi kutia e emergjencës nuk i erdhi në ndihmë, duke qenë se të dy kanë thyer rregulloren, pritet një nominim kokë më kokë mes Gjestit dhe Banit.