Situata e fundit në “Big Brother VIP Albania” ka nxitur jo pak reagimin e publikut.
Gjesti dhe Bani hynë bashkë në tualet, duke thyer një nga rregullat e programit. Në sezonet e kaluara, një situatë e tillë është shoqëruar me nominim të banorëve të përfshirë.
Pas aktorit Jul Deda, i cili e konsideroi Gjestin “një kopje e keqe e Luiz Ejllit”, një reagim ka ardhur edhe nga fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti.
Megjithatë ndryshe nga Juli, ai ka mbështetur fortë Gjestin, ndërsa këshillon dhe “tallet” me Banin duke i sugjeruar të veshë “pampers”, ashtu si Gerta, për ti shpëtuar eliminimit.
Mbështetjen e tij, Anaidi e shprehu përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit, shoqëruar me disa kulaçë me emrat e ish-banorëve të eliminuar këtë sezon.
“Nqs G/Bani nuk vesh PAMPERS-A të martën siç i veshi Gerta prime që kaloi, n’finale do shkojnë Tiri dhe Krista”