Një nga rregullat më të rëndësishme të Big Brother VIP Albania është ndalimi i bisedave mbi nominimet, por disa prej banorëve duket se e kanë thyer këtë rregull hapur.
Rozana Radi ka deklaruar qartë se, nëse i bie Kutia e Pandorës, ajo do të nominojë tre banorë: Veten, Gertën dhe Laertin. Nga ana tjetër, edhe banorë të tjerë, si Gerta, Loredana dhe Aldo, kanë diskutuar se kë do të nominojnë nëse u jepet kjo mundësi.
Në një bisedë, Gerta u shpreh se do të çonte në nominim Gjestin, Rozin dhe Eglin. Ndërkohë, Rozana i është drejtuar asaj duke e sfiduar hapur:
“Pse nuk del kokë më kokë me mua? Nëse të vjen Pandora, e bën?”
Ky diskutim i hapur mbi nominimet shkel rregullat e formatit, duke ngritur pikëpyetje nëse produksioni do të ndërmarrë masa disiplinore ndaj banorëve që e kanë shkelur këtë rregull të rëndësishëm.
A do të ketë ndëshkime për ta? Mbetet për t’u parë.