Arrestohet “Delluksi” i TikTok-ut, një tjetër në kërkim — ja për çfarë akuzohet

Ervis Belollari, një personazh i njohur i TikTok-ut me pseudonimin “delluks”, është arrestuar së fundmi në kuadër të një operacioni policor të koduar “Unknown”.

Ai dhe Arsen Matollari, i shpallur në kërkim, dyshohet të kenë mashtruar një biznesmen për t’ia marrë një shumë prej 6 mijë eurosh, duke iu prezantuar si përfaqësues të një kryetari bashkie.

Operacioni ka çuar në ndalimin e Belollarit, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për kapjen e Matollarit.

Materialet e procedurës janë kaluar në Prokurori për hetime të mëtejshme dhe për veprime ligjore.