Joz Marku u përjashtua ditën e djeshme nga gara e “Big Brother VIP Albania”, pas një sërë ofendimesh ndaj banorit, Gjestit.
Jozi mori reagime të shumtë dhe mjaft të ashpër nga personazhe të ndryshëm në rrjetet sociale, duke nxitur edhe produksionin për përjashtimin e tij nga gara.
Këngëtari dha një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, ku ndër të tjera i kërkoi falje publike Gjestit, familjes së tij, dhe shqiptarëve të Kosovës.
Mirëpo vëmendje mori edhe një veprim i tij në Instagram. Jozi filloi të ndjekë llogarinë e Gjestit, për të treguar se dëshiron të rregullojë raportin me këngëtarin.
Megjithatë, kjo lëvizje e Jozit nuk është pasuar nga familjarët e Gjestit, të cilët nuk e ndjekin llogarinë e Jozit, gjë që lë të nënkuptohet se nuk ia falin veprimin.