Pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4, Jozi ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” ku ka komentuar vendimin e produksionit, si dhe thashethemet e shumta që kanë qarkulluar rreth tij.
Jozi u përjashtua pas një debati të ashpër me Gjestin, ku përdori një shprehje të rëndë që u konsiderua diskriminuese dhe fyese ndaj bashkëkombasve. Vendimi i Vëllait të Madh erdhi për shkak të disrespektit dhe diskriminimit në fjalët e tij gjatë darkës.
Pas daljes nga shtëpia, Jozi u pyet për aludimet se ai është homoseksual, pas publikimit të disa fotove me një djalë dhe komenteve të Bernardit brenda shtëpisë.
“Ky është Mili, Emiljano, një djalë shumë i mirë. Ia njoh familjen, është shok i mirë, kemi marrëdhënie vëllazërore familjare prej shumë vitesh. Ka vuajtur shumë me familjen e vet,” tha ai.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë lidhje me të, ai e mohoi prerë:
“Mos ekzistoftë emri i Jozit, nuk kam gjë kundër, por nuk kam lidhje. Jozi është me mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra.”
Sa i përket deklaratave të Bernardit, ai tha se ky i fundit ka gabuar me insinuatat e tij:
“Bernardi ka gabuar me luhatjen e vet. Jozi është burrë 100%. Po më vjen për të qeshur, nga doli kjo histori tani?”