Pas spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania 4, banorët vazhduan diskutimet mes tyre, por një moment tensioni tërhoqi vëmendjen e publikut.
Gjatë darkës, Jozi përdori një gjuhë të ashpër ndaj këngëtarit pejan, Gjesti, duke e quajtur “kopil shkine” dhe duke i kërkuar që të kërkonte falje për ndërhyrjen e tij në dasmën e improvizuar me Loredanën.
Jozi e përsëriti disa herë këtë ofendim, duke shtuar se “vetëm dikush që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”. Pas kësaj, Gjesti u shpreh i revoltuar, duke iu drejtuar kamerave dhe produksionit me fjalët: “S’është mirë kështu me ofendime. S’është lojë më kjo”.
Ky incident ka shkaktuar shumë reagime, mes të cilave edhe ai i aktorit dhe ish-banorit të BBVA, Jul Deda. Ai publikoi një video në TikTok, ku dënoi ashpër deklaratat e Jozit, duke i cilësuar si “skandaloze” dhe duke kërkuar që të merren masa ndaj tij.
Megjithatë, ai e kritikoi edhe Gjesti-n, duke e quajtur “frikacak”, pasi sipas tij, ai do të zgjedhë ta falë Jozin, njësoj siç bëri me Gerta Gixharin pas një tjetër përplasjeje në shtëpi.
Ngjarja ka nxitur debat të madh në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që kërkojnë ndërhyrjen e produksionit për të vendosur rregull në shtëpi. Tani mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë veprim konkret ndaj Jozit pas kësaj situate.