Vetëm pak orë pasi u skualifikua me zarf të zi, Gerta është rikthyer në lojë nga produksioni i Big Brother VIP Albania 4, duke shkaktuar reagime të shumta.
Menjëherë pas rikthimit, ajo ka vijuar me debatet e ashpra, veçanërisht ndaj Gjestit, duke diskutuar për situatën e tij me Jozin. Në një moment tensioni, Gerta shihet duke e shtyrë me duar Gjestin, ndërsa ai i përgjigjet menjëherë: “Pse po më prek, pse po shtyn?”.
Pasi kuptoi veprimin e saj, Gerta kërkoi falje në çast, por gjithsesi debati mes tyre vijoi me tone të ashpra.
Kjo ngjarje ka ngjallur polemika mes ndjekësve të programit, duke ngritur pikëpyetje mbi tolerancën e produksionit ndaj sjelljeve agresive brenda shtëpisë.