Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë vazhduar me diskutime edhe pas përfundimit të spektaklit.
Teksa po vazhdonin darkën, ka qenë Jozi ai i cili ka eskaluar ndaj këngëtarit pejan, Gjestit.
Ai e quajti ‘kopil shkine’ nëse nuk kërkon falje që hyri në mes dhe tentoi të prishte dasmën e tij me Loredanën.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua ai.
Tutje tha sërish: “Gjënë që e ke bërë ti dhe nuk ke kërkuar falje vetëm një kopil shkine e bën. A e ke dëgjuar atë këngën ‘Boll o kopil shkine na ke vra mas shpine’”.
Pas ofendimeve të Jozit, Gjesti i është shprehur kamerave duke i drejtuar produksionit: “S’është mirë kështu me ofendime. S’është lojë më kjo”.