Pas vendimit të produksionit për të skualifikuar Gertën nga gara e Big Brother VIP, të afërmit e saj nuk kanë qëndruar në heshtje.
Në një postim të bërë në Instagram, në llogarinë e saj zyrtare, ata kanë dhënë një mesazh mbështetës për Gertën, duke e inkurajuar të qëndrojë e fortë pavarësisht situatës së vështirë që po kalon.
Postimi shoqërohej me fjalët: “Vazhdo përpara e fortë luanesh🦁”, duke lënë të kuptohet se ata besojnë në forcën dhe karakterin e saj luftarak.
Reagimi i familjarëve vjen pas debatit të madh që ka shkaktuar vendimi i Vëllait të Madh për përjashtimin e saj. Pavarësisht situatës, Gerta mund të ketë ende një shans për t’u rikthyer në shtëpi, pasi banorët kanë vendosur që televotimi të hapet, duke i lënë publikun të vendosë për fatin e saj.
Në rrjetet sociale, fansat e Gertës kanë shpërndarë postimin e familjes, duke treguar mbështetjen e tyre për të.
Mbetet për t’u parë nëse publiku do t’i japë një tjetër mundësi për të vijuar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova.