Hapet zarfi i zi: Gerta skualifikohet nga gara, por mund të rikthehet sërish!

Produksioni i “Big Brother Vip” ka marrë vendimin e papritur përsa i përket veprimit të Gertës ndaj Gjestit.

Gjatë dasmës së Loredanës dhe Jozit, Gerta i hodhi alkool në fytyrë Gjestit, ndërsa ky i fundit u largua nga shtëpia për të marrë ndihmë mjekësore.

Sot në mbrëmje, u lexua zarfi i zi dhe u trasmetua vendimi i “Vëllait të madh”.

Gerta skualifikohet nga gara për shkak të ‘sulmit’ ndaj këngëtarit, vendim ky që i la të habitur të gjithë banorët.

Mirëpo, duket se një shans i dytë mund të jepet për të.
Banorët e tjerë do të vendosnin nëse dëshirojnë t’i japin mundësinë e votës publikut për të rikthyer ose jo Gertën në shtëpi.

Të gjithë banorët ishin pro hapjes së televotimit për rikthimin e saj në shtëpi, e tashmë mbetet të pritet vetëm vendimi i publikut.