Përplasja Gerta-Gjesti në dasmë, vjen zarf i zi në Big Brother Albania!

Pas situatës që ndodhi mes Gertës dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania, një zarf i zi ka shkuar në shtëpi.

Me këtë rast, është anuluar televotimi, ndërsa vendimi i Vëllait të Madh do të mësohet në spektaklin e së martës.

Akoma nuk dihet nëse do të jetë një televotim kokë më kokë mes Gertës dhe Gjestit, apo një përjashtim.

Ishte Gerta ajo që i hodhi shampanjë dhe birrë në sy dy herë Gjestit, gjatë dasmës që u mbajt në shtëpi.