Shkurt, qartë dhe shqip, Gjesti ia tha sërish Eglit që nuk ndien asgjë për të: “Të betohem, fare…”

Pas përfundimit të Prime-it të mbrëmshëm, tensionet mes Eglit dhe Gjestit arritën kulmin gjatë një bisede të sinqertë mes tyre.

Gjatë këtij diskutimi, Gjesti i bëri të qartë se nuk ka ndjenja për të, duke lënë Egli të habitur nga ndryshimi i papritur i qëndrimit të tij.

Në bisedën e tyre, Gjesti u përpoq të tregonte sinqeritet: “Ti meriton një djalë më të mirë dhe më të sjellshëm se unë.”

Egli: “E ke vendosur që nuk je ti ai djali?”

Gjesti: “Nuk e kam vendosur, unë jam ky djali.”

Egli: “Nuk je ti ai që vendos se çfarë meritoj unë?”

Gjesti: “Betohem në Zot që nuk ndjej asgjë për ty.”

Egli: “Para 20 sekondash the që ndjen diçka, se po më bën të dukem si dikush tjetër këtu.”

Gjesti: “Asnjë ndjenjë nuk e kam.”