Pa prisni pak! Mozzik i propozon për martesë Lotinës?

Reperi Mozzik dhe e dashura e tij, Lotina duket se kanë vendosur që lidhjen e tyre ta çojnë në një fazë tjeter.

Ajo para disa ditësh ka postuar disa fotografi në Instagram nga një dhomë hoteli, e komenti i Mozzikut ka marr vëmendjen më të madhe.

Në gjuhën spanjolle, ai i ka propozuar për martesë Lotinës. ”Dëshiron të bëhesh gruaja ime”, shkruhej aty.

Nuk dihet nëse Mozziku e ka pasur seriozisht, pasi fansat e tyre presin që propozimi i martesës të jetë diçka madhështore e jo me vetëm një koment.