Gjatë programit të djeshëm në “Big Brother Vip” pati një diskutim mes Laertit dhe Valbonës, pasi kjo e fundit dyshon në vërtetësinë e ndjenjave të tij ndaj saj, madje është e mendimit se Laerti e ka përdorur vetëm për lojë.
Teksa ishin duke qëndruar me njëri tjetrin pas Prime-it, Valbona e ka pyetur Laertin se cila është fjala e tij e fundit pasi sipas saj ajo nuk mërzitet kur njerëzit nuk e duan, por mërzitet kur e duan.
Pjesë nga biseda:
Laerti: Po ty si të duket, të dua apo jo?
Valbona: Nuk e di, ma thuaj ti
Laerti: Të dua. Do të të kafshoj që ta kuptosh, është më e kuptueshme shtazëria? Unë me zor nuk të puth.
View this post on Instagram