Opinionistja e “Fan Club”, Shqipe Hysenaj, ka hedhur dyshime mbi jetën sentimentale të Valbonës, duke pohuar se ajo ka një lidhje jashtë shtëpisë.
“E kam të sigurt, nuk mund ta them me kë, por Valbona ka një marrëdhënie jashtë. Po luan shumë keq!” – deklaroi Shqipja, duke ngritur dyshime mbi sjelljen e saj brenda lojës.
Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të motrës së Valbonës, e cila e ka mohuar kategorikisht këtë pretendim.
Kujtojmë se brenda shtëpisë ajo ka shprehur hapur një pëlqim për Laert Vasilin. Sa i përket aktorit, ai iu drejtua Valbonës sot, duke i thënë “Të dua”.
