Si sot dy vite më parë: Luiz Ejlli zyrtarizoi lidhjen me Kiara Titon (VIDEO)

Sot shënohet dyvjetori i një prej momenteve më të bujshme të showbiz-it shqiptar. Pikërisht në këtë datë, dy vite më parë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito zyrtarizuan lidhjen e tyre me një puthje në buzë, duke emocionuar mijëra fansa që i ndiqnin nga ekrani.

Në atë kohë, çifti ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku Luizit iu deshën javë të tëra për të fituar zemrën e Kiarës.

Sot, pas dy vitesh, historia e tyre e dashurisë vazhdon të mbetet një nga më të përfolurat. Çifti janë bërë edhe prindër të një vajze.

Rikujtoni momentin e bukur të puthjes në videon më poshtë: