Përfundon rregullimi, ja si duket shtëpia e Klajdi Musabelliut (Foto)

Mbrëmjen e sotme, në spektaklin e “Big Brother VIP Albania”, Klajdi Musabelliu u eliminua pas një nominimi të fortë me Rozana Radin, Gjestin dhe Banin.

Pas eliminimit, në studio u shfaqën pamjet e shtëpisë së tij të rikonstruktuar, një surprizë emocionuese për këngëtarin.

Më herët, Arbër Hajdari dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kishin vizituar banesën e Klajdit në Tiranë për të parë nga afër kushtet dhe për të nisur punën për rikonstruksionin e plotë të saj.

Gjatë spektaklit të datës 1 janar, Klajdi rrëfeu mes lotësh sfidat e vështira që ka kaluar në jetë, përfshirë kushtet e vështira të apartamentit të tij.

Pamjet e shtëpisë së rinovuar treguan një ambient të transformuar plotësisht, duke ofruar një hapësirë më të rehatshme dhe të sigurt për Klajdin dhe familjen e tij.

Ky gjest humanitar u prit me duartrokitje dhe emocione nga publiku dhe vetë Klajdi, duke shënuar një moment të veçantë në mbrëmjen e sotme.