Enca Haxhia nuk është më në një lidhje! Romanca e saj me masazhatorin afrikan Mickey Neblett ka marrë fund pas dy vitesh së bashku.
Lidhja e tyre tërhoqi vëmendjen e mediave që në fillim, sidomos për shkak të paragjykimeve që Enca shpesh denonconte publikisht. Pavarësisht kësaj, ajo e mbrojti gjithmonë partnerin dhe ndjenjat e saj për të.
Tani, të gjitha gjurmët e tyre si çift janë zhdukur nga rrjetet sociale. Nuk ka më foto të përbashkëta dhe as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se lidhja ka përfunduar përfundimisht.
Arsyet e ndarjes mbeten të paqarta, por një gjë është e sigurt: Enca është sërish beqare!