Aktori Olsi Bylyku pak kohë më parë ka konfirmuar edhe romancën e tij të dashurisë me gazetaren Denada Lura.
Së fundmi ai ka postuar një moment romantik me të dashurën në InstaStory.
Ata duken të janë shfaqur më të lumtur se kurrë teksa në sfond aktori është kujdesur të përshtatë edhe një këngë të tijën, teksti i së cilës pa dyshim i dedikohet Denadës.
Kujtojmë se edhe Egli ka folur për marrëdhënien e tyre në shtëpinë e BBV. Ajo është shprehur se është shumë e lumtur për të dy dhe uron që Denada të ketë arritur të përshtatet me të vërtetë me stilin e jetesës shumë të angazhuar të Olsit, duke qenë se kjo ishte edhe arsyeja e ndarjes mes Eglit dhe aktorit, mungesa e përkushtimit ndaj saj për shkak të orareve të tejzgjatura të Olsit në punë.