“Ja përse e bëra”- I mori jetën djalit të tij në Tiranë, babai zbulon arsyen në polici

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni, vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni, 37-vjeç.

Dyshohet se shkak i krimit është bullizimi nga ana e të riut.

Gjatë deklaratave të para të dhëna në Komisariat, i moshuari ka deklaruar se i biri e tallte dhe se pas ngacmimeve e ka vrarë me thikë.

Në polici, i moshuari ka pranuar se ka vrarë të birin, ndërsa dyshohet se në momentin e vrasjes të dy kanë qenë të dehur.