Së fundmi, Ana Veseli, ish-bashkëshortja e banorit të Big Brother VIP 4, Aldos, ka qenë e ftuar në emisionin “UËTËFËË!!” të prodhuar nga Andale.
Gjatë intervistës, Ana ndau mendimet e saj për lojën e Aldos brenda shtëpisë së famshme, duke theksuar edhe disa pakënaqësi.
Ana vuri në dukje se Aldo, duke qenë një person me natyrë diplomatike, ndonjëherë shfaqet i rezervuar ndaj disa personazheve që i njeh edhe jashtë shtëpisë së Big Brother-it. “Do të doja që ai të mos ishte kaq i rezervuar,” tha ajo.
Kur u pyet nëse mendonte se disa personazhe, për shkak të njohjes së tyre me Aldon nga jashtë, kanë kaluar ndonjëherë kufijtë, Ana u shpreh: “Po, dhe do të doja që Aldo t’u jepte disa të vërteta atyre personazheve që po shiten ndryshe nga çfarë janë në të vërtetë.”
Një nga këta personazhe është Egli, me të cilin Aldo dhe Ana kanë një marrëdhënie të ngushtë përmes Olsi Bylykut. Për dinamikat midis Aldos dhe Eglit, Ana tha: “Më dukej pak kontradiktore Egli. Nga njëra anë, ajo pret që Aldo ta mbronte dhe ta konsideronte si motër, por nga ana tjetër, në biseda private me Gjestin, Egli ka thënë: ‘Aldon thjesht e kam takuar dy-tre herë,’ që është e vërteta.”
Ana vazhdoi duke theksuar se Aldo e kupton qartë se Big Brother-i është thjesht një eksperiencë dhe jo jeta reale. “Big Brother-i është një grimcë në jetë që mund të harrohet në të ardhmen, si nga ti, ashtu edhe nga publiku,” tha ajo.
Në fund, Ana theksoi se çiftet mund të ruajnë marrëdhënie të mira edhe pas ndarjes dhe të jenë në mbrojtje të njëri-tjetrit, duke treguar një sens të lartë qytetarie.