Ditën e sotme, përmes një sfidë të re, Vëllai i Madh i kërkoi secilit prej banorëve të tregonin dy të vërteta dhe një gënjeshtër për veten e tyre.
Në living, banorët i kanë lexuar një nga një letrat dhe secili prej tyre ka dhënë mendimin se kush mund të jetë gënjeshtra dhe të vërtetat.
Në momentin që erdhi rradha e Jozit, ai kishte shkruar: “Kam shoqëri me Dua Lipën. Kam kryer marrëdhënie me 500 femra. Kam pasion kuajt”.
Pikërisht fjalia e dytë habiti banorët, përfshirë Loredanën, e cila u përgjigj duke thënë:
“Tani unë shpresoj që (gënjeshtra) të jetë e dyta sepse ti do më marrësh fytyrën mua. Unë duke jetuar në Londër dhe duke e pasur parasysh, familjen e Dua Lipës ata janë njerëz shumë modest. Ajo është shumë modeste dhe e shoqërueshme me të gjithë”.