E ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Xhilda Luzi, për të folur më shumë mbi angazhimin e saj në media, politikë, por dhe mbi jetën e saj personale.
Xhilda ka pasur edhe një miqësi shumë të ngushtë me gazetaren dhe ish-banoren e “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli. Si ka qenë njohja e tyre?
Unë Ilnisën e kam njohur në Top Channel, kur do vazhdoja tek “E Diell”, ishim në bisedime me Manushin që të drejtoja atje diçka në lidhje me politikën. Pastaj morëm vesh që ishim komshie dhe më pas na bashkoi historia e vajzës. Edhe unë jam me prindër të divorcuar dhe tek Anaisi unë gjeja veten. Kjo ishte dhe arsyeja që na bashkoi më së shumti, si dhe bota e saj artistike. Ilnisa është një vajzë shumë e përgatitur, me shumë botë.
Por si është sot ky raport?
Nuk është fare. Unë mendoj se midis dy njerëzve, në çfarëdolloj marrëdhënie, midis fjalëve dhe veprave, flasin veprat. Unë e kam treguar veten time me vepra. Pati një shkëputje dhe distancim. Unë mendoj se njerëzit nuk i humb kur je keq, i humb kur ke sukses. Unë personalisht njerëzit në jetën time, i kam humbur kur kam pasur sukses. Pretendoja që të kisha një dashamirësi, mirëkuptim, mbështetje më të madhe nga Ilnisa. Ilnisa pretendonte që unë të mos flisja as me Heidin, as me Eglën… Në sensin që ti nuk mund të jesh shoqe me to. Unë luftën e “Big Brother” e mbarova. Unë kam thënë që ta fitojë kushdo dhe Egla Ceno të mos e fitojë. Dhe më pas Egla erdhi dhe më dha dorën dhe bashkëpunuam, është një marrëdhënie profesionale. Ishte kjo një ndër arsyet. Një arsye tjetër, është që kur ti nuk gëzohesh për mua, për gjërat që më ndodhin, as unë nuk kam pse i vazhdoj veprat për ty.