Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë mendimet e saj mbi lojën e Gjestit në edicionin aktual.
Ajo vlerëson aftësinë e tij për të ndezur dinamika mes banorëve dhe e konsideron këtë si një strategji të qëllimshme. Megjithatë, Egla shpreh edhe dyshimet e saj lidhur me këtë qasje.
Në një tjetër koment, Egla ka theksuar rëndësinë e trajtimit me dashuri dhe respekt në një marrëdhënie. Ajo ka kritikuar sjelljen e Gjestit duke e krahasur me atë të disa burrave që krijojnë iluzione dashurie pa pasur ndjenja të vërteta, duke i cilësuar këto veprime si të papranueshme për një burrë të pjekur.
Egla këshillon vajzat të qëndrojnë larg personave që i trajtojnë pa respekt dhe të mos bien pre e iluzioneve të rreme.
“Shembulli tipik i një mashkulli që as të kap, as të lëshon! Një burrë që të do të trajton me dashuri dhe respekt! Një burrë që nuk të do nuk të ndez iluzionin e dashurise! Po flas për burra jo për adoleshentë goca, larg këtyre që të trajtojnë si rreckë. Nëse Egli e kishte strategji, ia doli më së miri…por kam dyshimet e mia”, shkruan Egla në InstaStory.
Këto komente vijnë pas debateve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka qenë në qendër të vëmendjes.