Xum Allushi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Fan Club”, për të folur për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania”.
Megjithatë sipas Xumit, vetëm për këtë eksperiencë nuk foli. Në një postim në InstaStory, ish-banori ka reaguar i revoltuar ndaj stafit të “Funny Club”, siç e quan ai, pasi “në asnjë moment nuk mu dha hapësirë për të folur”.
“Miq, sot fan club u shndërrua në funny club. Në asnjë moment nuk m’u dha hapësirë të flas, por unë i vlerësoj që vazhdojnë dhe flasin në emrin tim! U pa qartë tendenca që të më impononin të pranoja situata të pavërteta. Mesazhi që nuk më lanë të lexoj ishte një korrespondencë midis stafit të fan club-it dhe menaxheres time gjatë kohës kur unë kam qenë brenda në BBV4. Përpara se të hyja në BBV4, kam diskutuar strategjinë time të lojës dhe kam porositur miqtë e mi të shmangin çdo dalje publike për të komentuar rreth lojës time, sepse kam dashur ta zbuloj vetë pas daljes time. Të gjithë po duan një copë tortë nga ajo që kam gatuar, por do velen nëse do të marrin më shumë se duhet”, shkruan Xumi në InstaStory.
Në një postim tjetër, ai zbuloi edhe mesazhet e menaxheres së tij me stafin e Fan Club, gjatë kohës që Xumi ishte ende në reality show.
Situata që Xumi po qartëson ka të bëjë me videon virale që qarkulloi në rrjet, ku dukej sikur ofendonte motrën e Gjestit.
Ai u shpreh në Fan Club se në asnjë moment nuk e ka ofenduar Gjestin.