Jozi ofendon keq babain e Loredanës, pamjet bëhen virale (Video)

Mbrëmjen e së shtunës, babai i banores së “Big Brother VIP Albania”, Loredanës, Nimi surprizoi vajzën me prezencën e tij.

Mirëpo ndryshe nga ajo që mund të priste Loredana, Nimi i kërkoi që të distancohet nga Jozi dhe të fokusohet në lojën e saj.

Gjatë diskutimit të Nimit dhe Loredanës, kamera fokusoi në një moment të pakëndshëm Jozin, i cili, sipas mbështetësve të këtij programi, ka ofenduar rëndë babain e Loredanës.

“Të q**** robt” aludohet të ketë thënë Jozi, gjatë momentit kur Nimi i kërkon Loredanës të distancohet prej tij.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjet.