Ç’ndodhi këtë herë mes saj dhe Gjestit? Egli qan me të madhe

Një debat ka plasur sërish sot (e hënë) mes Egli Takos dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.

Këngëtari ka kërkuar nga Egli distancim pasi po e pengon në çdo gjë.

“Mos më hajde më hiç, largohu, nuk qenke në vete, ke hyrë në paranoja”, iu drejtua ai.

Egli në anën tjetër u mërzit dhe më pas shkoi te shtrati dhe po qante me dënesë.