Nëse nuk flini në një dhomë të errët me dritaret e mbyllura, atëherë, sipas shkencëtarëve kinezë, po rrezikon shëndetin e zemrës tuaj. Më konkretisht, në një studim, i publikuar në revistën “Stroke”, studiuesit vërejtën se ata që e mbajnë dritaren të hapur, kishin rrezik më të madh për goditje në tru, deri në 43%.
Megjithatë, sipas studiuesve, ka një shpjegim, pasi në këtë mënyrë mund të hyjë drita nga llambat e rrugës, duke ndërhyrë kështu në ciklin natyror të gjumit. Si pasojë, gjumi i pamjaftueshëm dëmton si zemrën, ashtu edhe organet e tjera.
“Studimi ynë sugjeron se nivelet më të larta të ekspozimit ndaj dritës artificiale gjatë natës mund të jenë një faktor rreziku për sëmundje kardiovaskulare. Prandaj, ne u këshillojmë njerëzve që jetojnë në mjedise urbane të ulin këtë ekspozim,” thekson Dr. Jain-Bing Wang, specialist i shëndetit publik dhe hulumtues i studimit.
Për të hetuar ndikimin e dritës artificiale në funksionin e zemrës, në studim morën studiuan 28,300 persona nga qyteti-port Ningbo në Kinë. Pjesëmarrësit nuk kishin histori sëmundjesh kardiovaskulare.
Çdo pjesëmarrës u ndoq për gjashtë vjet – nga viti 2015 deri në 2021 – me shkencëtarët që regjistruan raste goditjesh në tru ose sëmundjesh të tjera të ngjashme përmes të dhënave mjekësore nga spitalet. Në total, u identifikuan 1,278 raste, nga të cilat 900 ishin goditje në tru.
Duke vlerësuar ndotjen e dritës që i korrespondonte secilit pacient, për qëllimet e analizës, ata përdorën imazhe satelitore.