Babai i Loredanës, Nimi, surprizoi mbrëmjen e djeshme vajzën në “Big Brother VIP Albania”, ku ndau hapur mendimin e tij për lidhjen e saj me Jozin.
Ai theksoi se afrimiteti mes tyre në një reality show nuk i duket i përshtatshëm dhe sugjeroi që ata ta vazhdojnë njohjen jashtë shtëpisë, pas përfundimit të spektaklit.
Pas deklaratave të tij, të afërmit e Jozit reaguan menjëherë përmes një postimi në Instagram.
Në foto shfaqen Jozi dhe Loredana, të shoqëruar me përshkrimin: “Dashuria mbi të gjitha.”
Ky postim duket si një mesazh i qartë nga të afërmit e Jozit, të cilët tregojnë mbështetjen e tyre të plotë për lidhjen e Jozit me Loredanën, pavarësisht komenteve apo kundërshtimeve nga jashtë.