“Pse u bë vapë?” Egli dhe Gjesti shkëmbejnë puthje në Big Brother (Video)

E sotmja ka sjellë një ndryshim të madh në dinamikën mes Gjestit dhe Eglit, duke kaluar nga tensioni i dy ditëve më parë në momente të ngrohta dhe plot afeksion.

Pas debatit të ashpër që i përfshiu së fundmi, dyshja sot ka ndarë momente të ëmbla, me prekje, përqafime, dhe buzëqeshje.

Për më tepër, Egli dhe Gjesti kanë kapur vëmendjen e publikut kur kanë shkëmbyer një “puthje” përtej xhamit, një gjest që u shoqërua me të qeshura dhe një atmosferë të çlirët mes tyre.

Kjo situatë duket se ka afruar edhe më shumë dyshen, duke lënë pas tensionet e së kaluarës.