Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, duke adresuar indirekt raportin e (ish) partnerit të saj, Gjestit, me Eglin.
Kujtojmë se Xheneta dhe Gjesti krijuan një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, por Xheneta shprehu hapur pendesën për këtë marrëdhënie, duke e quajtur këngëtarin “gabimin më të madh të jetës së saj”.
Megjithatë, pas eliminimit të Gjestit, Xheneta shpesh i ka dedikuar atij fjalë dashurie nëpërmjet ekranit, duke treguar se ndjenjat për të nuk ishin shuar. Gjesti, nga ana tjetër, nuk ka qenë në dijeni të këtyre deklaratave, pasi hyri menjëherë në Big Brother Albania. Pikërisht aty, ai ka krijuar një afrimitet të dukshëm me Eglin, çka duket se ka prekur Xhenetën.
Pas përballjes me këtë realitet, Xheneta ka bërë një postim në Instagram, duke ndarë një foto nga koha e saj në Big Brother, ku shihet me lot në sy. Postimi nuk shoqërohet me asnjë mbishkrim, duke reflektuar qartë gjendjen e saj emocionale.
Ky reagim lë të kuptohet se përballja me afrimitetin e Gjestit dhe Eglit nuk ka qenë e lehtë për të.