Mbrëmjen e kaluar, gjatë prime-t, u transmetua një deklaratë e fortë.
Në klip, u shfaq Gerti i cili ka bërë një deklaratë të papritur në dhomën e rrëfimit për Laertin. Ai tha se Laerti është biseksual.
“Është bi, po po është bi i deklaruar”, tha ai. Pasi dëgjoi këtë deklaratë, Laerti tha:
“Ky njeri duhet të gjejë një jetë të vetën. Mama mos i beso ato që thonë, ti e di mirë kush jam. Shpeshherë djalli për të arritur qëllimet e tij citon biblën.”
Megjithatë fjalën e fundit e tha Bernard Hulme, i cili edhe u deklarua homoseksual gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
I pyetur nga Ledioni nëse Laerti “mund të jetë bi, apo jo”, Bernardi tha: “Absolutisht jo!”.
“Ja e zgjidhëm dhe këtë punë, me çertifikatë” vazhdoi më tej me humor Ledioni.